Me siguri keni dëgjuar nga gjyshet ose nga “gojëdhëna” të tjera se fjetja me reçipeta mund të pengojë rritjen e gji rit, të shkaktojë probleme shëndetësore etj.
Megjithatë, në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka asnjë provë mjekësore që sugjeron se “është keq të flesh me reçi peta”. Në varësi të madhësisë së gji rit, gjumi me reçi peta mund të kufizojë lëvizjen e tyre, duke bërë që ju të flini më rehat. Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të merrni parasysh përpara se të flini ose jo me reçi peta.
Gratë me gjo ks më të madh që përjetojnë lëvizje gjatë natës mund të përfitojnë nga përshtatja e strukturuar e reçipetave.
“Disa gra kanë gji nj të mëdhenj, dhe mbajtja e reçipetave të buta në shtrat mund të ndihmojë në kufizimin e lëvizjes së gjirit gjatë gjumit duke i ndihmuar”, thotë Dr. Regina Hampton, një kirurge e certifikuar.
Mjekja Terri Ann Samuels thotë gjithashtu se fjetja me reçi peta sugjerohet dhe për ato me implante gjiri, pasi sipas saj, “kjo mund të lejojë që implantet të qëndrojnë të ngritura për më gjatë”.
A ndikon fjejtja me reçipeta në “uljen/varjen” e gjinjve?
Gjin jtë do të bien natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo është plotësisht normale. Në këtë proces reçi petat nuk ndihmojnë dhe as përkeqësojnë. Ligamentet që mbështesin gjin jtë shtrihen me kalimin e kohës duke bërë që gjo ksi të bjerë. Arsye të zakonshme për këtë janë: gjenetika, ndryshimet hormonale gjatë menopauzës, shtatzënia dhe ushqyerja me gji, pirja e duhanit, të ushtruarit pa reçi petat/bluzat e shkurtra sportive përkatëse etj.
Jasmine Jones, specialiste e përshtatjes së reçipetave, sugjeron:
“Nëse doni të zvogëloni shkallën me të cilën gjin jtë tuaj ‘ulen’, sigurohuni të ushtroni muskujt e kraharorit.”
Disa prej lëvizjeve të stërvitjeve që ndihmojnë në parandalimin e rënies së gjin jve përfshijnë: push-ups (pompat), chest press, dumbbell pullover, traveling plank, chest fly poza “Kobra” etj.
A ka ndonjë efekt anësor gjumi me reçi peta?
Sikurse u përmend në fillim nuk ka asnjë dhënë lidhur me një rre zik të mundshëm. Nëse ka një arsye shqetësimi, mund të jetë rasti kur reçi petat janë shumë të ngushta apo të sikletshme dhe çojnë në acarim të lëkurës apo prishje gjumi. Prandaj, është e rëndësishme që reçi petat të jenë gjithmonë në madhësinë e duhur.
Së fundmi, si me çdo pjesë të rrobave që bie në kontakt të ngushtë me lëkurën, reçi petat shpesh grumbullojnë djersë, yndyrë dhe baktere. Sigurohuni që t’i lani shpesh për të parandaluar probleme të acarimit të lëkurës, si për shembull aknet.
Nëse vendosni të flini me reçi peta, sigurohuni që të zgjidhni diçka më të lirshme, më të butë dhe më fleksibël sesa ajo që vishni normalisht gjatë ditës. Nëse vishni reçi peta me tela gjatë ditës për shembull, mund të mbani një palë reçi peta pa tela në mbrëmje.