Një deklaratë e papritur ka ardhur nga ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Linda Halimi.
Ajo ka befasuar teksa është shprehur se ka kërkuar vet largimin nga shtëpia, duke thënë se nuk është larguar nga votimi i publikut.
Në një live në rrjetin social TikTok, Linda ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar nga reality show ka qenë i saj vetëm dhe se ka pasur arsye personale për këtë zgjedhje.
“Nuk mund të thuash se publiku më ka detyruar të largohem, pasi vendimi ishte plotësisht i imi,” tha Linda.