A ju ka ndodhur ndonjëherë të fitoni stimulim për vrapim pasi që t’ju ketë thënë miku që pikërisht ka vrapuar 10 kilometra?
Një hulumtim i cili është publikuar në revistën “NatureCommunications” ka treguar që miqtë kanë ndikim të madh në regjimin e ushtrimeve.
Në anketë kanë marrë pjesë më shumë se një milion njerëz të cilët në periudhën prej 5 vjetësh kanë vrapuar më shumë se 350 milionë kilometra.
Rezultatet kanë treguar që meshkujt në aktivitetin fizik njësoj i motivojnë të dy gjinitë, ndërsa femrat inspirimin kryesisht e gjejnë te femrat e tjera.