Është tashmë një zakon i yni që gjatë ngrënies, ushqimin ta shoqërojmë me ujë, por si duket pirja e ujit gjatë ngrënies, mund të jetë një veprim i dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur.
Kjo gjë vlen sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve. Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar.
Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak.