Taylor Swift e ka vendosur, do marrë pjesë në Met Gala të këtij viti.
Sipas mediave , ylli 34-vjeçar i popit do të ecë në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, mirëpo mbetet e paqartë nëse i pranishëm do jetë edhe i dashuri i saj, Travis Kelce.
Përditësimi vjen pasi TMZ raportoi se çifti i famshëm i kishte thënë “jo” ftesës.
Mediat spekuluan se meqenëse Taylor do të nisë turneun evropian të 52-të të Eras Tour më 9 maj, ajo nuk do të jetë në gjendje të zbukurojë natën e modës më 6 maj. Megjithatë, një burim i fshehtë për Page Six hodhi poshtë raportet e mëparshme dhe pretendoi se këngëtarja në të vërtetë do të marrë pjesë në ngjarjen luksoze.