Sot zhvillohet finalja e raundit preliminar të Champions Leagues. Drita dhe Linfield do të luftojnë për një vend në raundin e parë kualifikues në Champions League sonte në Nyon të Zvicrës.
Drita hyn në këtë sfidë pas fitores 2:1 ndaj Inter d’Escaldes, shkruan Gazeta Sinjali.
Edhe para dy viteve, Drita kishte arritur të kalonte këtë fazë për t’u eliminuar pastaj nga Malmo.
Ndeshja fillon nga ora 18:00.