Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ka disa javë që përfliten se janë bërë sërish bashkë.
E tashmë kësaj historie i ka dhënë vulën, balerina Isida Mollaymeri, e cila bashkë me çiftin ndodhet në jug të Shqipërisë.
Në videon e publikuar shihen çifti dorë për dore dhe Isida teksa thotë se sa të bukur janë
“Shiko sa të bukur janë”, ishin fjalët e blerinës shqiptare.
Për disa muaj, Jonida dhe Romeo u ndanë, e krejt kjo pas një video të publikuar ku këngëtarja shihej në një moment intim me Flori Mumajesin, gjatë një pushimi në Paris.