Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mblidhet sot për të finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.
Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thirrur për në ora 13:00 mbledhje të kryesisë së ngushtë dhe të grupit parlamentar, në selinë e partisë.
AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Ndryshe, sot gjatë ditës mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-së, AAK-së, NISMËS, AKR-së, minoriteteve e Listës Serbe.