Situata e krijuar pas Coronavirus, ka shpërfaqur dhe njëherë dallimet që ekzistojnë mes dy partnerëve qeverisës, LDK-së dhe Vetëvendosjes.
E kjo pastaj ka prodhuar dhe një situatë të re, kur ministrat japin deklarata të tjera, për dallim nga Qeveria.
E tillë u vlerësua edhe deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliut, i cili më pas dhe u shkarkua, nga kryeministri Albin Kurti. Qeveria Kurti thotë se Veliu me deklarimet e tij ka përhapur panik te qytetarët, dhe ka minuar punën e qeverisë pjesë e të cilit ishte edhe vet Veliu.
Vendimin e posedon IndeksOnline dhe në të thuhet se ai hyn në fuqi menjëherë,. Ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa, nuk e ka pranuar shkarkimin e tij duke thënë se Kurti paraprakisht nuk ishte konsultuar me të.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2020/03/90177006_498587127480657_5766002631491190784_n-1.jpg)
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)