Pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për ndalimin e fluturimeve ajrore Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, thuhet në njoftimin e ANP ‘Adem Jashari’.