Portugalia ka arritur të fitojë Ligën e Kombeve për herë të dytë, duke mposhtur Spanjën në një ndeshje dramatike, e cila u vendos pas ekzekutimit të penalltive, të cilat përfunduan 5-3 në favor të portugezëve.
Në këtë përballje epike, Cristiano Ronaldo luajti një rol kyç. Ai shënoi golin e barazimit 2-2, duke sjellë shpërthimin e gëzimit për tifozët, por më pas u detyrua të lëshonte fushën për shkak të një lëndimi të pësuar. Pas ndeshjes, Ronaldo foli për përvojën e tij, duke thënë:
“E ndjeva dëmtimin që nga ngrohja, më ka shqetësuar për një kohë. Por për Portugalinë, nëse do të më duhej të thyeja këmbën, do ta bëja. Është një titull, duhej të luaja dhe të jepja gjithçka”.
Pas kësaj fitoreje, ekipi portugez do të nisë përgatitjet për kualifikimet e Botërorit, duke u përballur me Armeninë në muajin shtator.