Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë dy ndeshje të rëndësishme në muajin mars me Islandën.
Ndërsa, pas këtyre dy lojëve, do të kuptohet se në edicionin e ri, a do të jetë Kosova pjesë e Ligës B apo C në Ligën e Kombeve.
Derisa, futbollistëve si përherë do të jenë edhe tifozët “Dardanët”.
Këta të fundit, përmes një videoje të shkurtër i kanë dhënë motiv ekipit kombëtar.
“Luajmë si një ekip. Një komb. Çdo njeri, çdo moment, çdo minutë. Ne jemi Dardanët. Ne jemi Kosova”, thuhet në videon e tifozëve zyrtarë të Kombëtares.
Tifozët kosovarë kanë qenë gjithmonë prapa Kombëtares, kudo që ka luajtur ajo.
Edhe këtë radhë, ata pritet ta japin kontributin dhe ndihmën e tyre nga tribunat, duke u bërë lojtari i 12-të në fushë.
Ekipi që do të jetë më i suksesshëm nga kjo përballje Kosovë-Islandë, do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërsa ekipi tjetër do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm.