Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së shtunës, pasi djali i tyre, Mentori, papritmas u nda nga jeta.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Sipas njoftimit, Mentori ka ndërruar jetë në Kroaci, ndërsa familja është në pritje të kthimit të arkivolit në Kosovë.
Përmes një njoftimi, familjarët kanë bërë të ditur se do të presin ngushëllimet në Lipjan dhe në fshatin Rubovc të komunës së Lipjanit.
“Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë,”theksohet në njoftim.