Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar në “E Diell” ku përveçse ka treguar eksperiencën e saj në “Top Arena”, ka treguar se i ka ardhur një ofertë për të marrë pjesë në një film.
“Kam pasur edhe oferta filmash. Ju nuk e dini që unë kam pasur dhe ofertë filmi. Ka ngelur pak në mes të rrugës, por meqë është verë… Unë i kam thënë po ofertës së filmit. Unë jam e lidhur me televizionin deri tani, me filmin jo, por unë jam tip i përditshmërisë, e urrej të pres të dal pas një viti në televizion apo në film, e vuaj këtë gjë. Them do mërzitem shumë nëse nuk jam në qendër të vëmendjes. Që kështu më shumë unë jam tek televizioni. Jam kompetente të jap shumë dimensione tashmë, jam e kompletuar”, ka deklaruar ajo.