Koronavirusi padyshim se është lajmi që po sundon në gjitha mediumet botërore. Përpos që mori mijëra jetë njerzish, ky virus ka ndikuar edhe në tregun e mallrave.
Është brendi i birrës “Corona” i cili po pëson humbje të madhe për shkak të ngjashmërisë së emrit që ka me këtë virus, shkruan Indeksonline
Ulja e çmimit të kësaj birre ka ndikuar edhe në marketet e Republikës së Kosovës. Nga 1.25 euro sa ishte, tani në raftet e marketeve çmimi i “Coronës” është vendosur me 0.89 cent.
Ndryshe, është raportuar se birra Corona ka pësuar humbje rreth 153 milionë euro për shkak të koronavirusit.
Afër 3 mijë viktima janë shënuar shkaku i koronavirusit në nivel global, derisa mbi 83 mijë janë prekur.