![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Butrint Imeri, Don Xhoni dhe Hellbanianz nuk do të jenë pjesë e festivalit ‘Alba Festival’.
Ky lajm u konfirmua nga artistët, të cilët përmes disa postimeve në Instagram njoftuan se arsyeja e këtij vendimi është mosrespektimi i marrëveshjes, konkretisht orarit të performancës nga ana e organizatorëve të festivalit.
Ata u kërkuan falje fansave për shqetësimin dhe zhgënjimin që mund të shkaktojë ky vendim i tyre.
![](https://prive.al/wp-content/uploads/2024/06/160cc605-1442-4524-b70f-f04db84ca353.jpeg)