Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Policia ka bërë të ditur se për shkak të pakujdesisë një veturë ka goditur veturën tjetër, shkruan Arbresh.info.
Rasti është në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 19.01.2024 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka shkaktuar aksidentin duke goditur një automjet tjetër, ku si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime një person. Rasti në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./