![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Një nga banoret më të komentuara të spektaklit televiziv “BBVK2”, Edona James, ka marr tepër vëmendje pasi është transgjinorja e parë në këtë “reality show”.
Ajo shpesh ka rrëfyer detaje përsa i përket ndryshimit të gjinisë, si dhe pajtimin e familjes me këtë vendim të saj.
VIDEO/ Kaderi e Lumbardhi kalojnë disa momente intime, bëjnë një kërkesë për “Vëllain e Madh”
Së fundmi, Edona ka rrëfyer një tjetër fragment nga jeta e saj personale, teksa tha se ishte e shqetësuar për shëndetin e gjyshit pas transformimit që bëri.
“Thoja mos po pëson infarkt kur më shikon vajzë”, u shpreh ajo.
Edona shpesh ka treguar se si është paragjykuar nga familjarët dhe se ka vite që nuk ka qenë në vendin e saj të origjinës, Suharekë.