Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit të mbrëmshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku mbetën tre të vdekur.
Dy nga ta, Molos Delija dhe Lordon Syla kane qenë futbollist të ‘KF Gjakova’.
FFK-ja ka thënë se ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithësecilit.
“Molosi dhe Lordi do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit.Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”– thuhet në telegramin e ngushëllimit.