Natalia Bryant ka folur për mbajtjen gjallë të trashëgimisë së babait të saj të ndjerë, basketbollistit Kobe Bryant.
Studentja e Universitetit të Kalifornisë Jugore, 20-vjeçe, foli hapur për babanë e saj i cili vdiq tragjikisht në një përplasje helikopteri me vajzën e tij Gianna në 2020, gjatë një interviste me “Elle”, botuar më 11 tetor. Gjatë bisedës, Natalia përshkroi një nga mentalitetet e përditshme të yllit të NBA, të cilën ai e kishte diskutuar më parë me fansat e tij.
“Mentaliteti Mamba ka të bëjë me përpjekjen e vazhdueshme për të qenë versioni më i mirë i vetes. Ka të bëjë me dhënien e më të mirës nga vetja në çdo kohë, pavarësisht nga gjithë zhurma”, shpjegoi ajo.