Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e kaloi këtë verë me angazhime të shumta në muzikë.
Dhe artistja e famshme po vazhdon të jetë po aq e ngarkuar edhe në këtë periudhë vjeshte.
E njëjta përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po vjen me disa këngë të reja, ndërsa shfaqet nga një studio muzikore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_6-7.png)
“Netët e vona në studio, projekte të reja po vijnë”, ka shkruar ajo.
E fundit e lansuar nga ajo mbetet “Vallah” që u prit mjaft mirë nga fansat e admiruesit e muzikës.
Ana po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për vokalin, stilin e po ashtu edhe për paraqitjet në rrjete sociale.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)