Dy persona janë lënduar si pasojë e plagëve me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy persona kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri.
“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.” – bëhet e ditur në raport.
Rasti është inicuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENATIVË
Prishtinë 28.08.2023, 21:21. Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marr plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor . Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime.