Jori Delli mori gjithë vëmendjen kur hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Por edhe pas përfundimit të reality show-t, ajo vijon që të jetë një nga personazhet më të përfolur.
Modelja bukuroshe njihet gjithashtu edhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish-banoren e edicionit të parë të BB VIP, Beniada Nishani. Ditën e djeshme dy vajzat e kanë kaluar kohën së bashku.
Në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë foto e video të ndryshme me njëra-tjetrën, ku madje Jori ka zbuluar edhe një sekret për Beniadën. Sipas saj, biondja bukuroshe është beqare, një lajm që në fakt po qarkullon prej kohësh në portale.