![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Meterologët parashikojnë të premten në mëngjes riga lokale shiu. Ndërsa nga fundjavamoti do të mbajë mbajëi ngrohtë dhe me diell
Një front i ftohtë nga Evropa qendrore do të kalojë mbi rajonin tonë të enjten në mbrëmje, që sjellë vranësira dhe riga lokale shiu më vonë gjatë natës dhe të premten herët në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vranësirat do të shpërndahen.
Nga fundjava zona anticiklonike do të fuqizohen mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 10C, e maksimalet ditën e premte do të zbresin në 19C, e nga fundjava do të rriten deri në 25C.