Ish-finlalistja e BB VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.
Ajo është pyetur se si është tani raporti i saj me Kiarën e Luizin pas përfundimit të formatit.
Efi është shprehur se çifti kanë angazhime dhe është e gatshme t’iu japë gjithë kohën e botës nëse ata e kanë të nevojshme që të reflektojnë dhe më pas të flasin.
“Nëse Luizi është i zënë me angazhime të ndryshme, madje e kemi parë edhe në ture jashtë Shqipërisë. Kiara nuk është edhe aq e zënë. A je takuar me të?”, i është drejtuar moderatorja Erjona Rusi, Efit.