Jori Delli e ftuar në emisionin “Live from Tirana” tek Top Albania Radio, ka folur për ish- të dashurin e saj.
Bëhet fjalë për reperin e njohur italian Fred De Palma, kur moderatori i Eni Shehu, i zbuloi identitetin live në emision. Jori u habit sepse nuk e priste një pyetje rreth tij, por nuk nguroi të përgjigjej, duke thënë se janë ndarë pa konflikte, thjesht kanë mënyra jetese të ndryshme, e ky ka qenë shkaku i ndarjes. Madje ajo thotë se e respekton Fredin dhe e duan shumë njëri-tjetrin.
Jori Delli: Kemi qenë nga shtatori deri nja 2-3 javë përpara se të futesha në “Big Brother”. Jemi ndarë 3 javë para se të futesha në “Big Brother”. Nuk e dija që do futesha.
Eni Shehu: Pra nuk ishte shkaktari “Big Brotheri” që u ndatë?
Jori Delli: Jo, unë e zbulova që do futesha në “Big Brother” tre ditë përpara se ishte vendosur.