Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Itali.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.
Mësohet se 24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë, u mbërthye në kabinën e pasagjerëve dhe u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png