![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Klubit serb nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës, ku po planifikonte ta zhvillonte ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Crvena Zvezda ka mbërritur në pikën kufitare të Jarinjës, përmes së cilës pretendonin të hynin në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ROSU nuk e ka lejuar klubin serb të futet në territorin e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
Gjithashtu edhe tifozët serbë të Zvezdës kanë mbërri në kufi, por as ata nuk janë lejuar të futeshin në territorin e Kosovës.