Ditë më parë Indeksonline kishte raportuar se reperja Tayna kësaj radhe po vjen me një super projekt.
Ajo ka bashkuar forcat me reperin Buta dhe kënga pritet të lansohet së shpejti.
Këtë super lajm e konfirmoi edhe menaxheri i reperes, Rinor Hykolli.
Për Indeksonline ai tha se projekti titullohet “Mashallah x Gzuar” dhe që padyshim do të mirëpritet nga fansat e dyshes.