Që kur Krist Aliaj u distancua nga Olta Gixhari dhe përkrahu Luiz Ejllin, aktores së njohur nuk i del e keqja dhe shpesh herë përsërit faktin që Kristi nuk e meriton të shkojë në finale.
Sipas saj, deri në një farë rrugë e solli ajo, pastaj e ndihmoi Luizi e më pas e ndihmoi Keisi Medini me lidhjen që ata krijuan së bashku.
Duke qenë se është fiksuar me idenë për të nxjerrë Kristin nga shtëpia, Olta i kërkoi Dea Mishelit dhe Qetsor Ferrunajt që ata të dy t’i “bien” Kristit, duke përsëritur sërish shprehjen, “Ai nuk e meriton finalen”.
Dea duke folur me të qeshur i tha Oltës se pasi të mbarojnë me Kristin, ata do fillojnë t’i bien njëri-tjetrit, derisa të shkojnë në finale.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png