Rreth 680,000 fëmijë dhe të rinj në Gjermani janë të varur nga lojërat dhe rrjetet sociale. Pandemia vetëm sa e përkeqësoi situatën dhe sot ka dy herë më shumë të mitur se sa para krizës globale shëndetësore.
“Për shkak të koronës, ka pasur bllokime të vazhdueshme. Ne nuk shkonim në shkollë për javë të tëra dhe duhej të qëndronim në shtëpi”, thotë ai.
Shëtitjet me miqtë, takimet në lagje, ahengjet, sportet… Shumë nga ato gjëra që janë të rëndësishme për të rinjtë dhe që janë pjesë e pandashme e jetës së tyre, praktikisht ishin të ndaluara prej kohësh.
“E vetmja gjë që mund të bënim ishte të uleshim në dhomë, të luanim lojëra në kompjuter ose telefon ose të bisedonim në rrjetet sociale,” thotë Paul.
Ai është i lumtur që ato kufizime nuk janë më dhe nuk dëshiron të kujtojë orët boshe të kaluara para kompjuterit. Prej pak kohësh po lëviz sërish në botën “reale”. Por disa të tjerë janë ende të bllokuar në kozmosin virtual, raporton Deutsche Welle.
Sipas rezultateve të një studimi të kryer nga Klinika Universitare e Hamburgut dhe sigurimi shëndetësor DAK, numri i fëmijëve dhe të rinjve në Gjermani që janë të varur nga lojërat dhe rrjetet sociale është dyfishuar që nga viti 2019. 680,000 prej tyre shpenzojnë pothuajse pesë orë në ditë në lojëra, transmetime, postime në mediat sociale dhe biseda virtuale.
Të dhënat janë “të frikshme”, thotë Andreas Storm, shef i administratës së sigurimeve në DAK. “Ne shpresonim që të paktën ai trend do të ngadalësohej dhe bashkë me të edhe shkalla e varësisë, por fatkeqësisht kjo shpresë nuk u realizua.