Kjo është makina Range Rover e përdorur nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola.
Makina i është vjedhur në korrik të 2020 një shqiptari të Kosovës që kishte ardhur për vizitë në Tale të Lezhës.
Ai e kishte parkuar makinën në parkingun e një restoranti pasi kishte pyetur pronarin i cili i kishte thënë pronari se mund ta bënte një gjë të tillë.
Por kur u kthye nuk e gjeti më makinën. Që prej atëherë ndonëse sipas pronarit të restorantit rasti ishte denoncuar në polici, autoritetet nuk e kishin gjetur makinën.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png