Ish-banorja, Shota Baraliu ka qenë e ftuar këtë të diel në “Big Talk” ku ka folur për një deklaratë të konkurrentes, Juliana Nura, e cila ditë më parë tha se në vitin 2009 e ka rrahur këngëtarën e njohur, Dafina Zeqiri.
Sipas aktores është shumë e ulët që një grua që e konsideron vetën feministe të shprehet në atë mënyrë.
“Fansat ma nisën një video të shkurtër të asaj, dhe aty thoshte se e kam rrahur Dafina Zeqirin edhe një femër që thotë i përkrah femrat, jam feministe, edhe me u kap me u rrah me një femër. Unë besoj që nuk ka pasur shance as me qenë afër Dafinës, le se me rrah, absolut. S’ka guxim ajo ta rrah Dafinën”, tha Shota.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Më tej ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova” tha se nuk beson në kauzën e Julit për të fuqizuar gratë.
“Ajo veç me femra nuk ka të bëj, të jesh e bindur, ajo është futur për qëllime tjera”, shtoi aktorja.