Autoritetet europiane së fundmi kanë legalizuar konsumimin e dy insekteve, ku përveç përdorimit të tyre në restorante kanë lejuar edhe shitjen e tyre ne markete.
Mesa duket, tashmë në meny-të e restoranteve europiane nuk do të ketë më vetëm biftek, bërxolla dhe peshk, por tashmë u shtohen edhe gatimet me karkaleca dhe buburreca.
Si fillim Agjencia ka legalizuar vetëm 4 lloje insektesh për supermarketet në Europë, ndërsa në restorante do të përdoren karkaleci i shtëpisë (Acheta domesticus) për konsumim si dhe krimbi i miellit (Alphitobius diaperinus).
Sipas Agjensisë Europiane të Ushqimit këto janë insekte të cilat ofrojnë shumë benefite për trupin e njeriut dhe kanë përmbajtje të lartë proteinash.