BMW-ja mbeti marka premium më e suksesshme edhe në vitin 2022. Me 2.100.692 automjete të shitura (minus 5.1 për qind krahasuar me vitin 2021), BMW-ja është përpara dy markave tjera gjermane, shkruan Autoblog.
Mercedesi ka raportuar shitje prej 2.043.900 njësive (minus 1 për qind) për vitin 2022, dhe Audi është shumë prapa me 1.614.231 njësi (minus 3.9 për qind).
Kështu të tre markat shënuan një rënie në krahasim me vitin e kaluar, por janë optimiste për vitin 2023.
Shitjet e përgjithshme të BMW-së në vitin 2022 ranë me 4.8 për qind.