Kandidati i Vetëvendosjes, Albuin Kurtin doli i pari më I votuar këtë herë. Lideri i Vetevendosje shenoi një sukses të rëndësishëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës duke lënë pas Vjosa Osmanin e LDK me të cilën ai pati edhe një marrëveshje parazjedhore.
Sipas rezultatit zyrtar të KQZ, me mbi 96% të votave të numëruara deri në orën 09:00 të kësaj të hënë, Vetevendosje ka marrë 25.78% të votave përkthyer ndryshe në numër votash 198.156 vota ndërsa LDK mori 25.06% përkthyer në 192 mijë e 642 vota.
Nga ana tjetër pati rezultate zhgenjyese për PDK e cila mori rreth 21% të votave dhe pas 12 vjetësh në pushtet, Partia do të kalojë në opozitë.
Ndërkaq koalicioni AAK-PSD I drejtuar nga kryeministri në largim Haradinaj pësoi disfatë pasi mori vetëm 11.64 për qind.