Përveç çmimit të madh në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.
Por janë ngritur dyshime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”
Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”.
Iliri zgjodhi që të ishte juri në Dance Albania në TvKlan duke mos pranuar të jetë në Dancing with the Stars në TopChannel.