![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Aktivisti i VV-së, Donik Sallova, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se marrëveshjen e arritur sot mes Serbisë dhe Kosovës, është dashur ta nënshkruajnë ministrat e dy shteteve të transportit e infrastrukturës e jo dy drejtorët përfaqësues nga Kosova me Marko Gjuriqin.
Postimi i plotë:
Kush me kë nënshkruajti marrëveshje sot? Uroj të jem gabim, por nënshkrimi i marrëveshjes nga dy drejtorët e Transportit dhe Infrastruktures të Kosovës me Marko Gjuriqin (drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën e Metohinë) e jo me homologet e tyre përkatës të transportit dhe infrastrukturës së Serbisë, e bën plotësisht të duket këtë akt si marrëveshje ndërmjet “autoriteteve përkatëse krahinore” dhe shefit të qeverisë serbe për krahinën! Në rastin më pak të volitshëm kjo marrëveshje do duhej nënshkruar në mes homologëve drejtorë të transportit dhe infrastrukturës të të dyja vendeve, ndërsa rëndom si marrëveshje mes dy shteteve do duhej nënshkruar nga krerët politik të dikasterit të transportit e infrastrukturës, pra Ministrat! Homo-kompromisusi Thaçi do bëj çdo kompromis të mundshëm për të mbijetuar edhe ndonjë ditë në politikë!