Një burrë 80-vjeçar ka vazhduar për vite t’ia dërgojë gruas së tij mëngjesin në shtëpinë e pleqve, përkundër që ajo nuk e njeh.
Një infermiere e cila kujdeset për të moshuarit në shtëpi ka rrëfyer se e ka pyetur nëse gruaja e tij do të shqetësohej nëse një ditë ai nuk do t’ia dërgonte mëngjesin, shkruan Daily Positive Information.
Ai i është përgjigjur se “asaj nuk i kujtohet, madje as nuk e di kush jam unë. Ajo nuk më njeh tash e pesë vjet”.
E habitur infermierja e ka pyetur pse vazhdon t’ia dërgojë mëngjesin çdo ditë, edhe pse bashkëshortja e tij nuk e njeh.
Burri i është përgjigjur se gruaja mund të mos e njohë por ai e din se kush është ajo.KOHA