Ministria e Drejtësisë ndalon shitjet e iPhone 12 dhe modeleve më të reja që nuk janë të pajisur me karikuesin e baterisë dhe gjobit Apple me 2.3 milionë dollarë derisa kompania amerikane të përfshijë një në çdo paketë.
Qeveria braziliane ka pezulluar shitjet lokale të iPhone-vë që nuk përfshijnë karikuesit e baterive në paketë, pasi akuzoi kompaninë amerikane për kryerjen e “praktikave diskriminuese”. Ministria e Drejtësisë e vendit ndaloi të martën shitjet e iPhone 12 dhe modeleve më të reja që nuk janë të pajisur me karikuesin e baterisë dhe ka gjobitur Apple-n me 2.3 milionë dollarë derisa kompania të përfshijë një në çdo paketë. Ministria argumentoi se duke mos e shitur karikuesin me telefonin celular, Apple po angazhohet në një “praktikë të qëllimshme diskriminuese kundër konsumatorëve”. Apple tha se masa iu përgjigj një “angazhimi mjedisor”.
Autoritetet hodhën poshtë argumentin e Apple-s, duke pretenduar se nuk kishte prova që sugjeronin se shitja e telefonave të mençur pa karikues do të mbronte mjedisin.