Aktori kosovar Shkumbin Istrefi, njëherit vëllau i regjisores tashmë të ndjerë Vjosa Berisha, ka njoftuar se varrimi i të ndjerës, do të bëhet nesër (E enjte) në Prishtinë.
Për nder të së ndjerës, do mbahet edhe mbledhje komemorative në TKK, dhe homazhe.
Njoftimi i plotë:
Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:
E enjte, 30 qershor
– 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
-15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
-17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).
E pamja
Datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.
Familjet Berisha dhe Istrefi./Infolinenews/