Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani, ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj, Përparim Olluri, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Rio.
Artistja besohet se ka lindur në Gjermani më 23 qershor, pasi është zhvendosur atje prej afro një viti.
“Jeta jonë u plotësua me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e babi! 23.06.22”, ka shkruar ajo.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Të shumta kanë qenë urimet në hapësirën për komente që ka marrë nga miqtë e ndjekësit.
Edita i dha fund beqarisë gjatë vitit që lamë pas në një dasmë të organizuar në Prishtinë.
Ajo ka qenë më pasive viteve të fundit në muzikë, ndërkohë që po praktikonte profesionin e gazetarisë.