BMW-ja ka zgjeruar linjën e saj të veturave elektrike me prezantimin e iX1 SUV, një variant plotësisht elektrik i X1 Crossover.
iX1 konsiderohet si model bazë i SUV-it elektrik dhe është një prej veturave elektrike me koston më të ulët të kompanisë.
Ndërsa modeli standard X1 vjen me motorë me karburant, dy me benzinë dhe dy me naftë kur të debutojë në tetor, iX1 ka dy motorë elektrikë, një në secilin aks. Së bashku prodhojnë 313 kuaj fuqi ndërsa mbërrin shpejtësinë 0-100 km/h për 5.7 sekonda.
Sipas BMW-së, vetura përshkon 438 kilometra me një karikim të vetëm dhe mund të karikohet me një ritëm 127 kW ose 80% në 29 minuta.
Të gjitha modelet X1 do të prodhohen në fabrikën Regensburg në Gjermani. Kompania mbajti të fshehur kapacitetin e baterisë dhe çmimin.KOHA