Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00.
Zëdhënësi i poli\cisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar rastin.
“Polici\a ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të arm\atosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.
Borovci gjithashtu ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png