Policia angleze ka arrestuar 15 persona për trafikim me njerëzt në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas një operacioni, policia kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në gent të Belgjikës që prisnin të kalonin Në Angli.
Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar,i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve.
Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani.
Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të Martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar.
Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë lëshuar ende.