Jennifer Lopez dhe Shakira do të performojnë në “Super Bowl”.
Gjatë një konference për shtyp në Miami të enjten, Jennifer Lopez dhe Shakira diskutuan rreth gjërave që kanë planifikuar për performancën 12-minutëshe të së dielës, gjatë asaj që njihet zyrtarisht si “Pepsi Super Bowl LIV Halftime Show”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Shfaqja e “Super Bowl LIV” premton më shumë se kurrë këngë dhe kërcimtarë në skenë dhe një dedikim të veçantë për Kobe Bryant.
Lopez tha se do të ketë një moment nderimi kur dikush e pyeti nëse ajo do të nderonte Bryant, i cili vdiq të dielën e kaluar në një aksident me helikopter në Calabasas, Californi.
“Të gjithë do të kujtojmë Kobe të dielën dhe do të festojmë jetën dhe diversitetin në këtë vend,” shtoi Shakira.
“Jam e sigurt se ai do të ishte shumë krenar për të parë mesazhin që po përpiqemi të përcjellim në skenë atë ditë”, tha ajo.
Ndërsa, Lopez nuk dëshironte që të fliste më gjatë, sepse ajo tha se shfaqja do të jepte më shumë.
“Kur ne bëmë hapat e parë rreth kësaj ngjarje, Shakira reagoi “Kjo ishte e mrekullueshme”.
“Është krejt ndryshe se çfarë ne bëjmë”, tha Lopez për stilet tyre.
“Do të jetë një Shakira dhe një Lopez dy super-ylla që plotësojnë njëra-tjetrën, dhe dy gra që drejtojnë shfaqjen e pjesës së parë e cila do të jetë shumë “fuqizuese”, përfundoi ajo.
Lopez nuk pranoi të komentojë rreth thashethemeve, që ajo do të sillte dy fëmijët e saj në skenë gjatë shfaqjes.