![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Facebook heq këtë opsion kaq të diskutuar prej vitesh
Për vite me radhë, kjo ka qenë një veçori thelbësore e Facebook.
Facebook po heq programin e njohjes së fytyrës për etiketimin e fotografive dhe po fshin më shumë se 1 miliardë printime të fytyrave të përdoruesve. Lajmin e ka dhënë vetë kompania dje.
“Ne po mbyllim sistemin e njohjes së fytyrës në Facebook,” tha Jerome Pesenti, zëvendës i inteligjencës artificiale në Facebook. “Si pjesë e këtij ndryshimi, njerëzit që kanë zgjedhur cilësimin tonë të Njohjes së Fytyrës nuk do të njihen më automatikisht në foto dhe video dhe ne do të fshijmë shabllonin e njohjes së fytyrës që përdoret për t’i identifikuar.”
Konkretisht, Pesenti i referohet sistemit të etiketimit të fotove në Facebook, i cili identifikonte automatikisht një përdorues dhe miqtë e tij në fotot që ngarkoheshin në platformë dhe sugjeronte etiketimin në foto.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)