“Të kesh një vjehërr si nënë është bekim”, Shkurte Gashi i bën urimin e veçantë vjehrrës për ditëlindje
Ndonëse dikur shfaqte vetëm jetën e saj profesionale në rrjete sociale, së fundmi Shkurte Gashi ka ndryshuar sa i përket publikimeve në Instagram.
Këngëtarja e shumë hiteve, e cila ka një vit që është bërë nënë, tani po publikon edhe foto nga përditshmëria e saj.
Dita e sotme është e veçantë për të, pasi vjehrra e saj po feston ditëlindjen.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një video të publikuar të saj, derisa nuk ka munguar edhe një dedikim plot dashuri për vjehrrën.
“Të kesh një vjehërr si nënë është bekim nga Zoti, u bëfsh 100 vjeçe”, ka qenë urimi i këngëtares për të.
Ndryshe, Shkurte Gashi vetëm një vit më parë zbuloi historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin me të cilin tani kanë një djalë.