Çfarë ndodhi? Sindi hedh poshtë Bora Zemanin për Alketa Vejsiun
Sindi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”.
Ajo është përfshirë shpesh në debate me ish-konkurrentë të tjerë, gjë që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes mediatike.
Së fundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në pranga” ku iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër pikante.
E pyetur se kë do zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut, pa hezituar ajo tha emrin e kësaj të fundit duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj. “Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset, (bën me shenjë) të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi, teksa theksoi se në “Love Story” do e konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.