Bukë shtëpie me qumësht – Receta per një bukë plot shije dhe të butë
Kjo është një recetë shumë e veçantë dhe tepër e shijshme ku buka pasi përgatitet është e butë dhe mbi të gjitha e plotë. Çdo recetë e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar për shijen ashtu si edhe vlerat ushqyese. Aq më tepër kur vjen puna tek produkti bazë i çdo vakti, buka.
E përgatitur në shtëpi, buka jo vetëm që është shije plotë dhe e shëndetshme por i jep padyshim shije të veçantë edhe çdo gatimi që shoqëron. Përbërësit 1 kg miell 200 ml ujë të vakët 300 ml qumësht të vakët 2 lugë maja birre 4 lugë vaj ulliri 2 lugë të vogla kripë Përgatitja Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.
Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën. I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë. Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.
Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet. Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj. Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi. E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur. Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri. I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.